HomePolitikë

Rama takim me homologun kinez, çfarë premtimi mori kreu i qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim bilateral me homologun kinez Li Keqiang, gjatë samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës. Kryeministri Edi Rama kërkoi nga homologu i tij kinez Li Keqiang që dy vendet të heqin vizat në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dy palëshe.

Rama i kërkoi gjithashtu homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez.

Ndërsa kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverisë kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.


TË NGJASHME