HomePolitikë

Rama takim me Hotin, jemi dakordësuar për …

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Avdullah Hoti po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama ka zbuluar dy aktivitete për të cilat kanë rënë dakord me kryeministrin e Kosovës,  të cilat do të zhvillohen në vjeshtë mes dy vendeve.

Rama tha se takimi mes dy qeveria do të mbahet në muajin shtator, por kjo gjë do të ndodh në varësi të situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Po ashtu, Rama rrëfeu dhe për një kongres të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku krerët e bashkive të dy vendeve të ndajnë praktikat në nivelin e qeverisë vendore.

Kemi rënë dakord për një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive me shpresën se situata jo e lehtë lidhur me CXOVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me COVID-in do na ë mundësojë këtë në Tiranë në pallatin e kongreseve në nëntor, ku dëshirojmë që dy qeveritë tona të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave siç quhen në Kosovë së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, deklaroi Rama.

Rama vijon të mbaj qëndrim të ashpër kundër aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa, gjatë fjalimit ka ironizuar edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve për këtë çështje.

“Dëshiroj që të rinënvizoj edhe njëherë me këtë rast, atë që u përpoqa të përcjell qoftë në kuvendin e Shqipërisë qoftë gjatë vizitës sime në Prishtinë, lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletë rrufeje në adresë të presidentit të Kosovës. Ajo fletërrufe duhet të përbëjë nxitje për aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin këta në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, kudo. Për të qenë të njëzëshëm në raport me domosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që një proces gjyqësor i mundshëm si një rezultat i gjykatës Speciale për të zbardhur akuzat për krimet në luftë, të mos deformohet duke i transformuar në një proces padrejtësie ndaj Kosovës. Padrejtësia ndaj luftës çlirimtare dhe të shtetit sovran të Kosovës. Janë të pritshme për fat të keq keqinterpretimet, qoftë mes nesh, në mjedisin angishtfolës të këtij qëndrimi. Ka të bëjë me diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpalljeje mediatike të panjohur në praktikën e mirë të drejtësisë, të një fajësie të supozuar të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit. Në këtë pikë nuk ka mundësi që të bëhet asnjë kompromis në heshtje. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare, inkurajuese, me demek për drejtësinë dhe deklaratat ku konsiderohet me demek një hap pozitiv. Aty hap pozitiv nuk ka, pasi e kthen organin e akuzës në organ të paragjykuar, për faktin se ka formuluar një aktakuzë.”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama lidhur me mosliberalizimin e vizave për Kosovën, ka theksuar se ajo i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se arsyeja e mosliberalizimin është në Europë.

“Në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt në gjithë procesin e kohezionit strategjik lidhur me jetën e përditshme të njerëzve dhe lëvizjen e mallrave Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët duhet të shohin bashkërisht interesin e tyre strategjik. në rast se ne futemi bashkërisht në kornizën e shengenit rajonal, askush nuk na pengon që ne të hapim përfundimisht kufirin për lëvizjen e njerëzve pa asnjë kontroll. Çka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit në qarkullimin mes Kosovës e Shqipërisë. Ndërkohë që dy ministritë e brendshme kanë punuar për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave lidhur me perimetrin e sigurisë dhe hyrje daljen në të gjitha pikat të njerëzve në Shqipëri apo Kosovë. Është një turp për BE që sot e gjithë ditën mban peng një popull. I vetmi popull i marrë peng në kontinentin tonë që ende ndalohet të lëvizë i lirë si të tjerët pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, nuk gjendet në ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE. Arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së që gjithmonë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave që qeverisin. Ky nuk është as sekret as ndonjë turp në vetvete, turp është që Kosova nuk lëviz e lirë jo për ndonjë faj por si rezultat i refuzimit që i bëhet nga BE”,-tha Rama.

Rama theksoi dhe njëherë që Kosova duhet të jetë pjesë Shengenin Ballkanik.

“Patjetër që unë nuk kam se si të ndryshojë mendim lidhur me domosdoshmërinë që ne të jemi bashkë, Shqipëria dhe Kosova, edhe në tryezën e Shengenit Ballkanik, i cili nuk është një alternativë e integrimit tonë në BE, por krijimi i një hapësire të përbashkët, ndërkohë që ne përpiqemi të hyjmë në BE, duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara. Kur flasim për potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj iniciative vrapon ta karakterizojë si një iniciativë që lidhem me interesat e Beogradit, ndërsa unë qëndroj te interesat e shqiptarëve dhe te interesi strategjik i ynë. Ne kemi një potencial shumë të madh të pashfrytëzuar me Kosovën dhe si mund ta bëjmë këtë? Duke vendosur në themel të këtij bashkëpunimi 4 liritë e BE-së: Lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjes së mallrave, të shërbimeve dhe të kapitaleve”, u shpreh Rama.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME