HomePolitikë

Rama në Berlin, takim ‘kokë më kokë’ me Merkel

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron. Kanceralia gjermane ka zbardhur dhe axhendën e samitit, në të cilën vihet re dhe takimi që Rama do të zhvillojë me kancelaren.

Njoftimi i Kancelarisë:

Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë.

Me pas Kancelarja do të ketë një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor.


TË NGJASHME