HomePolitikë

Rama takon ministrin e jashtëm Sergej Lavrov: Të ecim përpara drejt paqes së nevojshme

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Moskë kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet duke u ndalur tek ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

Si kryetar i Zyrës së OSBE, Rama tha se Rusia është një pjesëmarrës kyç në negocimin për paqe në disa konflikte, dhe shpreson se një gjë e tillë do të arrihet edhe në konfliktin e saj me Ukrainën.

Madje Rama tha se mes dy vendeve duhet të arrihet paqja e nevjshme si më e mira për ata njerëz që po luftojnë për mbijetesë.

”Më lini tju them se unë erdha në Moskë 15 vjet pas vizitës sime të parë si kryebashkiak i Tiranës dhe me këtë rast si kryetar i radhës së OSBE dhe do ta nisja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet edhe pse e di që është puna e kryebashkiakut por ndryshimet janë mahnitëse.

Dhe po ju keni të drejtë që po jetojmë në kohë të trazuara dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Kërcënimet ndërkombëtare po bëhen shumë komplekse dhe njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë të të gjetur dialogun.

Më lejoni të përsëris atë që thashë, si kryetar i OSBE kur OSBE u themelua 45 vjet më parë parimet e saj të integritetit territorial, lirive, të drejtave dhe janë ende aq aktuale.

Duke pasyr parasysh se njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë mund të përpiqemi që mund të bëjmë më shumë. Letë shprësojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. Faleminderit për mikëpritjen. E dimë që Rusia është pjesëmarrës kyç në disa formate negocimi për konfliktet. Vij këtu me besimin se ju dhe vendi i mrekullueshëm do të përdorni ndikimin tuaj për të ecur përpara paqes së nevojshme. Ju them se sa u trondita kur vizitova zonën e luftës dhe sa e dhimbshme ishte të shihje njerëz që vuanin pa dallim moshe, nevoje, njerëz nga e gjithë zona që luftonin të mbijetonin. Në emër të këtyre njerëzve ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën. ”- tha Rama.

Rama tha solli në vëmendje vizitën në zonën e konfliktit në Ukrainë, ndërsa shprehu bindjen se

“Më lini që së pari të shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimet e sinqerta. Më lini  t’ju them që është kaq kënaqësi që flas në një enciklopedi të gjallë të punëve të jashtë të Rusisë. Më lini të theksoj që si kryetar i radhës i OSBE, unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm. Dhe siç Lavrov theksoi dhe siç ne e dimë prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit. Në këtë frymë ne trajtuam me ministrin një sërë çështjesh që ndikojnë në sigurinë e rajonit tonë. Është më e lehtë ta thuash se ta bësh, kur i kalon të gjitha cështjet, e lehtë të thuash na duhet bashkëpunim, por nuk është e lehtë ta shohësh të realiziohet sidoqoftë na duhet përpjekje për tu përmbajtur e për të zbatuar përpjekjet tonë.

Nevojën për të bërë një dallim për njerëzit. Ndërsa marrëveshjet janë të pranishme për t’u diskutuar e pranuar njerëzve u duhet të jetojnë, dhe ajo çfarë kam parë në zonën e konfliktit ishte asgjë më pak se sa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh për apokalipsin. Kriza në Ukrainë, është sifda më e ngushtme e sigurisë në Evropë, dhe zgjidhja e saj është përparësia jonë.

Vizita ime në Ukrainë, dëshmon rëndësinë që i kushtojmë kësaj cështjeje. Do mbështesim gjithë përpjekjet për zgjidhje edhe pse kemi parë disa përparime. Ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e njerëzve. Më lini të them, ne mbështesim plotësisht marrëveshjet e Minskut, pa ‘por’ apo ‘po’, është thelbësor për të ecur përpara.

Gjithashtu mirëpresim përfundimet e samitit të Parisit. Presim perpjekje serioze e zbatim të plotë për atë që është rënë dakord në samit. Misionit i duhet dhënë mbështetja e nevojshme. Rusia është format kyç në zonat e konfliktit, besoj se mund të përdorë ndikimine  saj për të na cuar më pranë paqes. Dhe sigurisht shpresoj fort se do ta bëjë këtë. “ u shpreh Rama.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME