Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Rama takon një mik të veçantë në forumin ekonomik të Davosit

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot një mik të veçantë gjatë një vizite në Zvicër ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Davosit.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, që shërben në policinë e Zvicrës. Ka qenë pikërisht kreu i qeverisë ai që ka ndarë me ndjekësit një bashkëbisedim me policin, ndërsa të dy së bashku kanë përshëndetur shqiptarët kudo që janë.

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajmë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) (‘Po’ i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, shprehet në video Rama.

Related posts

Përplasje në Kukës, militantët shqyejnë derën e KZAZ-së

Xhensila Gotanews

Pasojat për Domingon pas akuzave për ngacmim seksual

Klaudia gotanews

Diplomohet në SHBA vajza e Shpëtim Saraçit, ja detaji që i befasoi të gjithë

emanuela
Na Kontaktoni!