HomeRajon

Rama takon sot kryeministrin grek Micotaqis

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në samitin mes BE-së dhe vendeve arabe që po mbahet në Athinë. Mësohet se gjatë samitit Rama të takohet edhe me kryeministrin grek Kyriakos Micotaqis, ku do të diskutohet për disa çështje që lidhin dy vendet.

Mësohet se samiti ka nisur që prej një ore, ndërsa marrin pjesë edhe kryeministra të tjerë të rajonit. Po ashtu ajo bëri me dije se takimi mes Ramës dhe Micotaqis është parashikuar që të mbahet në orën 12:30 (me orën shqiptare).

Mes çështjeve që pritet të diskutohet është Marrëveshja e Detit me Shqipërinë të 2009-s, apo dhe qëndrimi i Micotaqis në lidhje me mbështetjen që Greqia do t’i ofrojë Shqipërisë për hapjen e negociatave, me kusht që të mbrohen interesat e minoritetit grek në Shqipëri.

Kujtojmë se më herët kryeministri grek u shpreh në fjalën e tij se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën vëzhgim për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

“Duke mos rrezikuar as më të voglin destabilizim në rajon, do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve të tyre. Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria, duke dhënë në këtë mënyrë një dorë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga europiane e Shqipërisë, është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij”, pohoi kryeministri grek.


TË NGJASHME