HomePolitikë

Rama takon zyrtarët e lartë amerikan: Mbështetës të palëkundur

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Rama shkruan se ata janë mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese të vendit tonë.

70813801_10157018276071523_7966065793114832896_n

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri e të rrugëtimit evropian të vendit tonë”, shkruan ai në Facebook.


TË NGJASHME