HomePolitikë

Rama thirrje Serbisë

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara foli ndër të tjera edhe për Kosovën.

Rama gjeti rastin që t’iu dërgojë një mesazh përfaqësuesve të Serbisë. Ai tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi më së pari do i bënte mirë asaj vetë.

“Shën Tereza është simboli më i lartë ynë kombëtar. Ajo ishte bija jonë. Është angazhimi ndaj së mirës universale që duhet të na bashkojë kundër së keqes. Shqipëria nuk e fsheh ambicies e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Ju bëj thirrje të gjithëve këtu për të mbajtur shënime për ta pasur Shqipërinë në listë.

Rajoni ballkanik është përballur me diktaturën komuniste dhe me luftërat e përgjakshme. Me një sërë mosmarrëveshjes që vazhdojnë, Shqipëria ka kremtuar Marrëveshjen e Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua për ta bërë të mundur këtë gjë. Shqipëria ka mbajtur rol kryesor në bashkëpunimin rajonal.

Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, tha Rama.

Më tej, Edi Rama kishte një mesazh edhe ndaj BE-së, duke u shprehur se Bashkimi Europian po mban peng 2 milionë banorë në Kosovë, duke mos iu dhënë atyre të drejtën për të lëvizur lirshëm me anë të liberalizimit të vizave.

“Është e pajustifikuar që Kosova, një shtet me 2 milionë banorë, mbetet populli më i izoluar në Europë, pa pasur liberalizim vizash. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar ndaj perspektivës së saj europiane. E dashur BE, ndaloje këtë iniciativë të pakuptimtë”, deklaroi Rama.


TË NGJASHME