Aktualitet Botë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Rama “thumbon” Macron

Nga Davosi, kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria, do të bëjë më të mirën për të arritur bashkëpunimin në rajon. Në forumin ekonomik të Davosit, Rama tha se Ballkani ndodhet si një varkë në mes të detit , pasi busulla është marrë.

“Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është shumë e qartë që, nëse procesi i integrimit europian është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme. Ndërsa flasim, nuk kemi më mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në Këshillin Europian është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne. Përcaktohet shumë më shumë nga sesi ata duan të jetë, apo të mos jetë BE-ja, sesa nga çfarë duan që të bëjmë, apo të mos bëjmë ne”, tha Rama.

Ramës duket se nuk i ka dalë “inati” me Macron dhe vendet që votuan kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësimin, në BE. Ky ishte edhe mesazhi për ta.

“Sigurisht, vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj, nëse loja e “meritokracisë” shndërrohet në “lojën e fajësimit”, sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit.

Ne nuk e nisëm këtë proces sepse dikush në Berlin, në Paris, apo në Bruksel na detyroi, por e nisëm sepse ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë, e fëmijëve tanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për ta. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen tonë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, në Gjenevë, Rama shtoi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa kjo e fundit ka nevojë për Bashkimin Europian.
Ata që nuk e kuptojnë mire këtë shtoi Rama, nuk kuptojnë mire se çfarë është në lojë.

Related posts

Siri/ Shpërthimi i makinës –bombë vret tetë civilë, plagos 20 të tjerë

Mila

I moshuari hidhet nga kati i dytë i shtëpisë

Klaudia gotanews

Aksion i madh në Maqedoninë e Veriut, 10 të arrestuar

Mila
Na Kontaktoni!