HomeSociale

Rama uron Ditën e Verës me një batutë për Lalën, Lulin dhe Lalin

Me rastin e Ditës së Verës kryeministri  Rama ishte në Elbasan nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti, Qazim Sejdini, ku përveç urimit për shqiptarët komentoi edhe festimet në ditë të ndryshme të kësja feste.
“Lala me 14, Luli me 16, Lali me 17”, tha Rama duke uruar gëzuar të gjithë shqiptarët.

Me këtë frazë që ngjalli humor tek vetë kryeministri dhe gazetarët që i drejtuan mikrofonin për të marrë urimin e tij, Edi Rama i referohet: Me 14 mars, Ditës së Verës që kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, që njihet si “Lala”, zgjodhi ta kremtojë sot.

Me 16 mars, protestës që opozita e bashkuar do të mbajë para kryeministrisë kundër qeverisë. Dhe me 17 mars, i referohet faktit që Bashkia e Tiranës i shtyu festimet e ditës së verës për të dielën, për shkak se moti nuk premtonte diell dhe shumica e aktiviteteve të organizuara janë në ambjente të hapura të kryeqytetit.


TË NGJASHME