HomePolitikë

Rama uron SHBA-në: Miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë

Sot është një ditë e veçantë për kryeministrin Edi Rama, pasi feston 55-vjetorin e lindjes. Ndërkohë që ditëlindja e tij përkon me atë të SHBA-së, përmes një postimi në facebook ka uruar ashtu siç e ka cilësuar ai, miqtë dhe aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

MIRËMËNGJES he në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve“, shkruan Rama.

Mësohet së kreu i qeverisë ditëlindjen do e kalojë jashtë Shqipërisë. Rama do të marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit, që mbahet në Poloni, në datat 4-5 korrik.


TË NGJASHME