HomePolitikë

Rama vizitë dy ditore në Kosovë, mësohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të nis vizitën dy ditore në Kosovë, ku do të ketë takime me krerë të shtetit dhe politikës atje.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa personave të tjerë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Mësohet se Rama do të takohet me Presidentin Thacci dhe me kreun e PDK, Kadri Veselin. Po ashtu do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin apo dhe me liderët e partive të tjera.

Pas publikimit të aktakuzave, Rama i doli menjëherë në krah Thaçit e Veselit duke i cilësuar si heronjë të Kosovës.

Njoftimi i aktakuzave erdhi pak ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialiogut Kosovë-Serbi, por zhvillimet e fundit shtyn këtë takim për një datë tjetër


TË NGJASHME