HomePolitikë

Rama vizitë në Athinë, drekë pune me kryeministrin Mitsotakis

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndodhet sot në Athinë ku në program është një takim me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis. Ky është takimi i dytë zyrtar gjatë vizitës në Greqi, pas atij me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias me të cilin u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.

Në një postim në Twitter, shoqëruar me foton e tij ndërsa zbriste nga avioni, në kryeqytetin grek, zoti Rama shkruajti gjatë ditës se ndodhej atje “për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”.

Ndërkohë në takimin me Mitsotakis mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve do të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Dy kryeministrat kanë pasur dhe një drekë pune ku ka qenë i pranishëm dhe ministri Dendias.


TË NGJASHME