Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Rama zbardh diskutimet në Kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga mbledhja e zhvilluar këtë paradite me Kryesinë e PS. Ai tha se përtej diskutimeve për procesin zgjedhor brenda partisë, temë diskutimi ka qenë edhe vendimi i BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Ai deklaroi se ditët në vijim do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe një sërë drejtuesish të vendeve të tjera të BE, për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit.

“Kemi diskutuar edhe për pjesën tjetër, temën e ditës, lidhur me mos hapjen e negociatave, mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rëndë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit, të PS dhe strategjisë sonë. Ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me Presidentin e Francës dhe një sërë drejtuesish tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë deklaroi se Kryesia është dakordësuar mbi propozimin e grave anëtare të Kryesisë dhe partisë, deputete e ministre, për të nisur procesin e përfshirjes së grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organizatës së PS.

“Besoj e dini që jemi në një proces zgjedhor brenda partisë. Sot nga një anë kemi parë ecurinë e procesit, nga ana tjetër kemi dakordësuar mbi propozimin e grave anëtare të Kryesisë dhe partisë, deputete e ministre, që të nisim procesin e përfshirjes së grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organizatës së PS. Ky është një proces që përbën një risi të rëndësishme dhe domosdoshmëri, në kushtet kur jemi partia më e votuar nga gratë dhe vajzat në Shqipëri. Unë dhe të tjerët në këtë Kryesi mbrojmë bindjen se kur duhet bërë muhabet, bëhet me burrat, kur duhet bërë punë, më mirë bëhet me gratë”, u shpreh kryeministri.

Në përfundim të mbledhje së Kryesisë, kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj interesit të mediat lidhur me deklaratat e kryedemokratit Basha.

“Këtu nuk ka asgjë të re. Ata kanë punuar shumë fort e nuk kanë lënë gur pa luajtur. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur arfiticialisht në 6 muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë. Dy vendet nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane. Është materializuar ajo që kam paralajmëraur një konflikt mbi të ardhmen e BE. Në këtë pikë, ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më shumë në dorë se të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Sic e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe rruga jonë vijon pa asnjë lëkundje dhe ekuivok.” u shpreh Rama.

Related posts

Dibër, plagoset me armë zjarri një fëmijë 6-vjeç

Xhensila Gotanews

Mogherini: Të hiqet taksa me Serbinë, pala kosovare vendos kusht

Nalia News

Këto janë arsyet e formimit të rrathëve të zinj dhe mënyrat për ti zbehur ato

Mila
Na Kontaktoni!