HomePolitikë

Rama:Qazim Sejdini mbyll “ciklin”e tij në krye të Elbasanit.

Qazim Sejdini mbyll zyrtarisht ciklin e tij në krye të Elbasanit. Kryeministrit Edi Rama këtë të shtunë gjatë takimit për “Bashkinë që duam” tha se “Qazimi po e mbyll me nder dhe me një gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën për qytetin”.h

“Ka qëndruar 12 vjet në kryer të bashkisë. 6 vjet i ka pasur me Saliun, 6 vjet me mua. Nëse shikoni se sa mbështetje ka marrë në 6 vitet e para, me 6 vitet e dyta, shifra është 10 herë më e lartë në këto 6 vitet e dyta. Qazimi po e mbyll me nder dhe me një gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën për qytetin, ju kam thënë na jepni besimin se ne do bëjmë për Elbasanin për 4 vite sa nuk është bërë për 10 vite”, tha Rama, ndërsa kandidati i PS për Elbasanin do të jetë Gledian Llatja.

Kryeministri sërish ka bërë një koment për opozitën dhe protestën duke i bllokuar rrugën, për ta penguar të shkojë në Elbasan. Protestën Rama e cilësoi shfaqje rrugaçërie.

“Shfaqje të tilla rrugaçërie dhe ata mendojnë se do pengojnë transformimin e vendit. Si mundet në vitin 2019 një parti politike që pretendon të qeverisë Shqipërinë të shfaqet rrugëve dhe të bllokojë qindra qytetarë”, tha Rama, që theksoi se një marrëveshje të dutë si ajo e 2017 ku opozitës iu dha gjysma e qeverisë nuk do të ketë.


TË NGJASHME