HomeSport

Ramsey me “një këmbë” në Torino, Juventusi para-kontratë me wellsianin

Ka një “martesë” mes Juventus dhe Aaron Ramsey , ndërsa mbetet vetëm që të bëhet edhe njoftimi zyrtar. “Zonja” mesa duket ka fituar rivalitetin me PSG, por edhe me Real Madrid dhe Bayern Munich , për shërbimet e mesfushorit Wellsian.

Vetë drejtori Paratici i Juventus, ka konfirmuar interesimin, ndërsa agjentët e Aaron Ramsey tregojnë edhe detaje nga kontrata, 5 vite, me një rrogë 6.5 mln euro në sezon, plus bonuset lidhur me prezencat në fushë.

Në Angli raportojnë se marrëveshja mes palëve është arritur, dhe se është firmosur edhe një para-kontratë, që ai do të shkojë në Torino. Kontrata me Arsenalin skadon në qershor, por nuk përjashtohet edhe mundësia që Aaron Ramsey të vijë që në janar, në këmbim të një shume simbolike paguar nga Juventus.

https://www.youtube.com/watch?v=8cH-87Xpiqg


TË NGJASHME