HomeLajme

Raporti i BB: 46% e popullsisë botërore jeton me 5 dollarë në ditë

Gjysma e popullsisë në botë jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë, duke shënuar rritje të të varfërve në vendet e pasura. Është ky raporti i fundit nga Banka Botërore.

Në raportin e dytë vjetor, BB ka analizuar më gjerësisht çështjen e varfërisë, ndonëse shifra e personave që jetojnë në varfëri ekstreme, e cilësuar e tillë kur një person fiton më pak se 1.90 dollarë në ditë ka vazhduar të ulet në vitet e fundit.

Bazuar në përfundimet e raportit, varfëria në nivel global është ende në nivel të tejet të lartë, pasi rritja ekonomike nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha rajonet dhe shtetet. Sipas Bankës, numri i përgjithshëm i personave që jetojnë në varfëri ka rënë në më shumë se 68 milionë persona në mes të viteve 2013 dhe 2015.

Por pavarësisht përparimit, në raport është thënë se trendet aktuale tregojnë se synimi i Bankës Botërore për të ulur nivelin e varfërisë ekstreme në më pak se 3% të popullsisë botërore, mund të jetë i paarritshëm.

Me një vlerë ditore prej 5.5 dollarë, varfëria globale ka rënë në 46 % nga 67% në periudhën e viteve 1990-2015.

Po kjo Bankë ka raportuar muajin e kaluar se varfëria ekstreme ka rënë në 10% në 2015, ndonëse ka njoftuar edhe një herë se në disa shtete nuk është ndarë në mënyrë të barabartë rritja ekonomike.


TË NGJASHME