HomePolitikë

Raporti i BERZH, Meta: Të punojmë seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike

Presidentit Ilir Meta, në një reagim në “Facebook”, tha se paralajmërimi i BERZH për një tkurrje të ekonomisë shqiptare më 9% tregon se ekonomia ka probleme në sistem.

Meta thekson se për daljen nga kjo krizë nuk mjafton një plan afatshkrutër por i duhet dhënë mbështetje diversifikimit të ekonomisë. Ai vë theksin tek shfrytëzimi i kapaciteteve natyrore të vendit tonë, nga burimet mirerare tek turizmi.

“Paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për uljen e rritjes ekonomike të Shqipërisë, janë jo vetëm shqetësuese në një plan afatshkurtër, por dhe tregojnë krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë. Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ne duhet të punojmë për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial.

Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal.

Ndërkohë që çdo politikë ekonomike dhe investimesh duhet të garantojë mbrojtjen e mjedisit si domosdoshmëri për fuqizimin e turizmit në mënyrë afatgjatë dhe me vizion”, shkruan Presidenti Meta. 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME