HomePolitikë

Raporti i Fitch, reagon Basha

basha

‘Ndërkombëtarët të lodhur nga dështimet e qeverisë’, Basha publikon raportin e Fitch: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar raportin e agjensisë ndërkombëtare Fitch për investimet e huaja në gjithë vendet  e botës. Sipas kryeopozitarit, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të investuar dhe se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë aktuale.

Por ai thotë se për të zgjidhur këtë krizë duhet një politikë serioze dhe e mirëstudiuar pasi Shqipëria i ka njerëzit e duhur.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.

foto galeri

TË NGJASHME