HomePolitikë

Raporti i KE, Soreca thirrje partive: Lini mënjanë ndasitë politike

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe kryeministri Edi Rama janë duke mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me vendimin e Komisionit Europian për rekomandimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Soreca u shpreh se ky vendim është marrë pas reformave që Shqipëria ka zbatuar, ndërsa shtoi se partitë politike duhet të jenë të bashkuara dhe të lënë mënjanë ndasitë.

‘Raporti është bazuar në reformat e zbatuar gjatë këtij viti. Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në fushat e përcaktuara nga Këshilli. KE i rekomandon këshillit që të celen negociatat tani dhe pa kurrëfarë kushtëzimi. Vettingu ka ecur përpara duke nxjerrë më shumë se 140 vendime.

Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polarizimin për të treguar vullnet politik. Kjo përpjekje do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara për integrimin europian dhe duhet të lënë mënjanë ndasitë. Ritheksojmë thirrjet për të gjitha partitë për t’u angazhuar në dialog. Shqipëria ka arritur një gur të rëndësishëm kilometrik.” , tha Soreca.


TË NGJASHME