HomePolitikë

Raporti i Komisionit Europian, reagon Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas dhënies së rekomandimit nga Komisioni Europian ditën e sotme. Përmes një postimi në facebook. Lleshaj shprehet se vlerësimet e larta për angazhimin e policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar janë inkurajim për suksesin e mëtejshëm të vendit.

‘Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit. Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit’, ka shkruar Lleshaj.


TË NGJASHME