HomePolitikë

Raporti i Komisionit të Venecias për Presidentin, reagon Rama/ Flet edhe për dialogun me opozitën

Edi-Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, që evidentoi se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit, si datë të zgjedhjeve vendore.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, kreu i qeverisë thotë se tashëm i takon komisionit të posaçëm për të gjykuar.

Nuk kam asnjë qëndrim për këtë sepse është një cështje që i takon komisionit të posaçëm dhe ka të gjithë kompetencën për të gjykuar mbi shkeljen e bërë dhe për të konstatuar peshën e kësaj shkelje. Në fund nuk do të jetë një qëndrim politik, por i formësuar mbi gjykimin e atyre që e dinë këtë punë më mirë se ne të dy. Nuk është më puna ime, qëndrimet i kam mbajtur kur ndodhi shkelja dhe për mua tani është shumë e rëndësishme që komisioni i Venecias është shprehur, sikur unë shprehja në mënyrë të përsëritur më pyesnit si do të bëhen zgjedhje me një parti dhe u thosha asnjë parti apo një grup nuk mund të marrin peng zgjedhjet. Këtë Venecia e ka thënë e zeza mbi të bardhë dhe nuk ka asnjë diskutim se shkuarja në zgjedhje ka qenë vendim i duhur dhe se zgjedhjet janë plotësisht legjitime. Përgjigja ime është e thjeshtë dhe e qartë, është krijuar një komision i posaçëm që ka në përbërje të tij njerëz të ligjit dhe ata do të na bëjnë ne sugjerimin  e tyre si parlament dhe ne do të marrim vendimin tonë. Unë nuk kam asnjë minutë për tu marrë me fatin e Ilir Metës, pasi mbrëmë psh jam marrë me fatin e një djali që i mungonte një krevat special për sëmundjen e tij dhe nuk kishin trokitur në derën e autoritete. Jam i lumtur që djalin e  kemi sjellë në Tirane. Kjo është shumë më e rëndësishme se fati i Ilir Metës. Politika është e bukur sepse ju shërben njerëzve dhe behet e shëmtuar kur  kthehet në një territor të okupuar nga njerëz që përplasen duke ja nxjerrë politiken nga hundët njerëzve. Unë, mbase me vonesë, por kam vendosur ta braktis këtë“, tha Rama.

Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të ulet me opozitën jashtë parlamentare për të negociuar lidhur me reformën në drejtësi por shtoi se nuk është i gatshëm ti presë.

Në një intervistë televizive Rama tha se nuk është kundër asnjë ndërmjetësimi me opozitën dhe se duhet të nxitojë për reformën në drejtësi.

Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në çdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’. Jam këtu në cdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, çfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon”.

Por kryeministri cilësoi se ulja në tryezë me opozitën për të nuk është parakusht për të miratuar reformën pasi sic tha ai në këtë aspekt nuk duhet humbur kohë.

Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në çdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekondë për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Çfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin” tha ai.


TË NGJASHME