HomeSociale

Raporti i OKB: Ndotja e ajrit, Shqipëria tejkaloi emetimet me 82%

Një raport i Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të Bashkuara tregon se Shqipëria raportoi një tejkalim të emetimeve të shifrës së oksideve të azotit me 82 përqind në raport me vitin bazë të marrë si referencë.

Komiteti që bën rishikimin për përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendeve pjesëmarrëse, ka marrë në analizë vendin tonë në disa takime duke nxjerrë edhe konkluzionet për masat që janë marrë.

Kështu sipas këtij Komiteti paraqitja e të dhënave për emetimin oksidet e azotit NOx të marra nga Shqipëria në 2017 tregoi një tejkalim të nivelit të emetimeve të vitit bazë me rreth 48 përqind: viti bazë për Shqipërinë lidhur me emetimet e oksidit të azotit tregon 22.36 kiloton ndërsa në 2015 këto emetime arritën 33.1 kiloton.

“Një përfaqësues i Shqipërisë mori pjesë në seancën e Komitetit dhe dha informacion në lidhje me punën e vazhdueshme të palës për përmirësimin e treguesve të emetimeve dhe masat që synon të zbatohen për të reduktuar emetimet e NOx.

Komiteti vlerësoi Pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe vuri në dukje se pala po ndërmerr masa ndërinstitucionale për të për të siguruar vijimësi më të mirë në përgatitjet e tyre, të cilat priten të përmirësojnë cilësinë e inventarit të emetimeve. Të dhënat e emetimit të vitit bazë të rishikuar do të ishin të përfshira në raportimin e palës në vitin 2019.

Për më tepër, Komiteti mori shënim disa masat që Shqipëria po planifikon në mënyrë që të reduktojë emetimet e oksideve të azotit, në veçanti nga sektori i trafikut rrugor. Komiteti vendosi të vazhdojë të rishikojë pajtueshmërinë nga  Shqipëria në seancën e saj të dyzet e tre”, thuhet në raport.


TË NGJASHME