Aktualitet Botë Lajme Sociale

Raporti i OKB: Ndryshimet klimatike po shkatërrojnë më shumë se kurrë …

Ndryshimet klimatike janë duke shkatërruar detet dhe rajonet e ngrira më shumë se kurrë më parë, është thënë në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Sipas një paneli të shkencëtarëve të OKB-së, niveli i ujërave është duke u rritur, akulli po shkrihet dhe gjallesat janë duke ndryshuar ambient për shkak të aktiviteteve njerëzore.

31DD53B8-A5E3-4261-85A3-190311EB03E6_cx0_cy15_cw0_w1023_r1_s

Në raport po ashtu përmendet se humbja e zonave të akullit rrezikon lirimin e një sasie më të madhe të karbonit.

Mirëpo ekziston shpresa se ndikimet më të rënda mund të anashkalohen, nëse veprohet menjëherë në zvogëlim të emetimeve të karbonit.

Ky është raporti i tretë i prodhuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike në 12 muajt e fundit.

Më parë, shkencëtarët kanë analizuar se si mund të funksionojë bota nëse temperaturat rriten për 1.5 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli.

Ata po ashtu kanë raportuar se çfarë ndikimi mund të ketë ndryshimi klimatik në territoret tokësore.

Megjithatë, studimi i ri, që analizon ndikimin e rritjes së temperaturave në oqeane dhe rajone të ngrira, mund të jetë më shqetësuesi nga tri publikimet./REL

Related posts

Fier, kapet autori i aksidentit me pasojë vdekjen e një 20-vjecari

Mila

Edicioni Informativ, 17 Korrik 2019 – Gota News

Procodev Dev_Ang

Shpërthim në një banesë në Durrës

Mila
Na Kontaktoni!