HomePolitikë

Raporti i Venecias/ Balla flet për hapat që do ndiqen

taulant-balla

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla, vlerësoi raporton e Venecias dhe u ktheu përgjigje deklaratave të bëra nga opozita dhe vetë presidenti se ‘Venecia ndryshoi opinionin’.

Pasi Komisioni i Venecias bëri publik raportin final në lidhje me presidentin Ilir Meta, pas kërkesës së komisionit hetimor ngritur nga maxhoranca për shkarkimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tregon hapat që do të ndiqen më tej. 

“Më lejoni t’i kujtoj edhe Presidentit edhe kujtdo tjetër në vend se opinionet e Venecias jepen mbi bazën e kërkesës së institucionit që ka tagër për tju drejtuar komisionit”- tha Balla.

Ai numëroi gjithë konkluzionet e dhëna nga Venecia, sipas të cilave, presindeti ka shkelur kushtetutën, pasi nuk mund të bëjë anulimin e zgjedhjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se Komisioni i Posaçëm i Hetimit për shkarkimin e Metës duhet të vijojë punën, brenda afateve që janë vendosur nga Kuvendi. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse maxhoranca e ka një tjetër kandidat që mund të zëvendësojë presidentin Meta, Balla tha se ende nuk është menduar se kush do të jetë pasardhësi. Po ashtu ai tha se fjala e fundit për të vendosur nëse Meta do të shkarkohet apo jo e ka Gjykata Kushtetuese.

“Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetuesja është ajo që thotë fjalën përfundimtare. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutes ne veprimin e Presidentit. Kuvendi siç thotë edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Komisioni duhet të kryejë punën e caktuar, pas afateve që i është vënë nga Kuvendi. Kam qenë një nga 55 firmëtarët që kanë kërkuar shkarkimin e Metës. Komisioni i Posaçëm Hetimor që po heton presidentin ka një plan hetimor dhe ka dëgjuar personin nën hetim. Ka marrë ose do të marrë edhe opinionin përfundimtar dhe do të dalë në përfundim me konkluzionin përfundimtar. Fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese. Certifikimin e saj e bën vetëm ky institucion. Nuk kemi menduar pasardhës për presidentin Meta”, tha Balla.


TË NGJASHME