HomePolitikë

Raporti i “Venecias”/ Rama: Tre përfundime thelbësore

Edi-Rama

Pas publikimit të raportit zyrtar të Komisionit të Venecias për anulimin e 30 qershorit nga Presidenti Ilir Meta si datë të zgjedhjeve vendore, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në raportin zyrtar të “Venecias”, thuhej se Presidenti Meta nuk mund të fajësohet, edhe nëse ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit. Por, në reagimin e tij, Rama publikon tre përfundime të këtij raporti, ndërsa shkruan se ato konfirmojnë drejtësinë e qëndrimit të qeverisë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit?”, shkruan Rama.


TË NGJASHME