HomeLajme

Raporti për lirinë e medias, çfarë thotë Rama

Pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa Kufij” mbi lirinë e medias, ku theksohet se Shqipëria ka zbritur me 7 vende në indeksin e lirisë së medieve botërore, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama thekson se për lirinë e medias ka ende shumë për të bërë, ndërsa shton se gjatë periudhës së qeverisjes së tij, nuk ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar të saj.

Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan kryeministri.


TË NGJASHME