HomePolitikë

Raporti për Metën, reagon ashpër LSI

Ka ardhur reagimi i parë i ashpër nga Lëvizja Socialiste për Integrim pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, në të cilin thuhej se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se ka vetëm një gjykatë për zgjedhjet, që është OSBE/ODIHR. Sipas Vasilit, faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk e lan Venecia.

“Ka vetëm një Gjykatë për zgjedhjet, që është OSBE/ODIHR! Faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk e ka Venecia dhe zhake që e lan”, shkruan Vasili.


TË NGJASHME