HomePolitikë

Raporti Veliaj-Tahiri, flet për herë të parë kreu i Bashkisë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin Debat në Channel One, ka folur edhe për raportin e shumëpërfolur me Saimir Tahirin. Veliaj ka theksuar se raportet me Saimir Tahirin kanë qenë shumë korrekte në qeveri, ndërsa ka shtuar se ai nuk ka qenë asnjëherë rivali i tij në PS, dhe se me të ka komunikuar vazhdimisht, pasi janë komshinj.

Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se çfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për çdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane.

Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera.

Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri-tjetrin për këtë konkurrencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte”
, theksoi Veliaj.


TË NGJASHME