HomeShowbiz

Rastësi apo kopjim? Klipi i ri i Taynës i ngjashëm me atë të Ariana Grandes

Siç është u shkruajt dhe dje në mediat rozë reperja më e re suksesshme për momentin Tayna publikoi këngën e saj më të re ‘Kce’. Në video shihet që këngëtarja është e rrethuar nga shumë vajza ku ajo që ra në sy ishte velina Kejvina Kthella e cila shfaqej në videoklip me një kërcim shumë sensual.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte se videoklipi i Taynës ngjante shumë me atë të Ariana Grandes ‘7 Rings’ . Nëse do t’i shikonit me vëmendje të dy klipet, do të kuptonit që ka ngjashmëri në trajtimin e klipit që ka në qendër femrat, festën dhe teksti ju dedikohet atyre.

Po ashtu ka ngjashmëri në ngjyrat që mbizotërojnë në video. Nuk është hera e parë që videot e reperes Tayna janë vënë në qëndër të vëmëndjes për ngjashmëri me videot e tjera të këngëtarëvë të huaj.



TË NGJASHME