Aktualitet Lajme Politikë

Rasti ‘Kajmaku’/ Basha paralajmëroi emra të tjerë, Rama i kthen përgjigje

Një ditë pasi lideri i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi se PD po shqyrton të gjitha rastet e të kandiduarve të kryeministrit Edi Rama për kryetarë bashkish në 30 qershor, sot, shefi i qeverisë thekson një mesazh që ngjan me një përgjigje ndaj deklaratave të PD, ku thotë:

“30 qershori i hapi rrugë një katërvjeçari qeverisjeje të përgjegjshme, me sytë tek e ardhmja e tek qytetarët pa dallim”.

Këtë mesazh Rama e ka dhënë teksa ka publikuar fotot nga qytetet e qeverisura nga bashki të djathta përpara 30 qershorit, Pogradec, Vaun e Dejës, Mat, Kukës, për të cilat thotë se “s’kanë të mbaruar kodrat me plehra”, duke iu referuar një pune jo të mirë të ish kryebashkiakëve të djathtë.

POSTIMI I RAMES:

rama per plehrat

MESAZHI I BASHES DJE

Partia Demokratike theksoi dje se lista e zyrtarëve të lartë në bashkitë e vendit, që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit është edhe më e lartë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Ramën se po mbështet individ me të shkuar kriminale si edhe ka kandiduar për postin e kryetarëve të bashkive individ me rekorde kriminale.

Related posts

Digjet një automjet në hyrje të Shkodrës

Klaudia gotanews

Ngec në vetting, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës

Xhensila Gotanews

Kancelarja Merkel, për çfarë ka nevojë Evropa

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!