HomeSport

Raundi i dytë i Champions League/ Spektakël, gola dhe rezultate surprizë

Ndeshjet e dyta të fazës në grupe të Champions League të luajtura ditën e djeshme, shkaktuan jo pak rezultate surprizë, ku habiti më shumë barazimi në shtëpi i Real Madrid ndaj Club Brugge. Madrilenët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 me skuadrën belge që pjesën e parë e mbyllën nën avantazhin e dy golave.

Është kthyer te fitorja edhe Juventus, që mposhti në shtëpi Bayer Leverkusen, me rezultatin 3-0. Higuain, Bernadeschi e Ronaldo, vulosën fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Një tërmet “7 ballësh” shkaktoi Bajerni i Mynihut, teksa në transfertë ndaj Totenhemit, triumfoi me rezultatin 2-7. Son zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të, por që në pjesën e parë ishin Kimisch e Lewandoski, që përmbysën për bavarezët. Më tej, pjesa e dytë foli e gjitha për ekipin e Kovac, që shënoi edhe 5 gola të tjerë. Serge Gnabri shënoi plot 4 gola.

PSG fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Galatasaray, me gol të Mauro Icardi, ndërsa fitore shënuan edhe Atletico Madrid dhe Manchester City.
Më poshtë rezultatet e plota:

FT | Juventus-Bayer Leverkusen 3-0

FT | Totenhem-Bajern Mynih 2-7

FT | Manchester City-Dinamo Zagreb 2-0

FT | Galatasaray-PSG 0-1

FT | Locomotiv Moscow-Atletico Madrid 0-2

FT | Crvena Zvezda-Olympiacos 3-1

FT | Real Madrid-Club Brugge 2-2

FT | Atalanta-Shakhtar Donetsk 1-2


TË NGJASHME