HomeSport

Raundi i fundit i “Euro 2020”, Italia dhe Spanja “shkërrmoqin” kundërshtarët

Spanja dhe Italia kishin siguruar kalimin për fazën tjetër të “Euro 2020”, megjithatë kjo nuk i ka penguar të fitojnë edhe sfidat e fundit me rezultate tenistike.

Spanja shkatërroi me rezultatin 5-0 Rumaninë, në një ndeshje që nuk pati shumë histori . Në pjesën e parë, spanjollët në “Wanda Metropolitana”, shënuan plot katër gola, kurse pjesa e dyte u mbyll me një gol të Mikel Oyarzabal.

Nga ana tjetër, Italia shkërrmoqi 9-1 Armeninë. Zaniolo, Immobile, Barella, Romangioli, Jorginho, Orsolini dhe Kieza shënuan në festivalin e golave, nga ana tjetër, e vemtja gjë pozitive për armenët ishte goli i nderit nga ana e Babajan.

Sfida më e bukur e së hënës dhe ajo më e balancuara ishte mes Irlandës dhe Danimarkës. Vendasit provuan me të gjitha mënyrat për ti marrë vendin e dytë nordikëve që do ti jepte dhe kualifikimin në finalet e Europianit, por danezët rezistuan në një barazim 1-1 që bëri Irlandën të zhgënjejë mijëra njerëz në Dublin. Braithwaite i dha epërsinë miqve para se Doherty të fiksonte barazimin që lë jashtë Europianit Irlandën.


TË NGJASHME