HomeRajon

Reagimi i Oktay: SHBA të vendosë, aleate e Turqisë ose…

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence rreth vendimit të Turqisë për të blerë sistemin kundërajror rus S-400.

Oktay, në llogarinë e tij në Twitter shkroi këtë mesazh:

SHBA duhet të vendosë nëse dëshiron të mbetet aleate e Turqisë apo të vërë në pikëpyetje miqësinë tonë duke u bashkuar me organizatat terroriste për të dobësuar mbrojtjen e aleatëve të NATO-s kundër armiqve.”

Turqia që nga viti 2011 ka intensifikuar forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore për shkak të kërcënimit të sigurisë në rajon.

Pas dështimit të negociatave për blerjen e sistemit kundërajror amerikan Patriot, Turqia në vitin 2017 vendosi të blejë nga Rusia sistemin e sofistikuar ajror S-400. Ky hap i Ankarasë shkaktoi kundërshtimin e Washingtonit.

Disa zyrtarë dhe analistë ushtarakë amerikanë, kërkojnë që SHBA të mos i dorëzojë Turqisë avionët F-35 nëse Turqia merr sistemin rus S-400. Ata pretendojnë se në këtë mënyrë rusët do të mund të marrin parametrat kyçe të bombarduesve amerikanë.


TË NGJASHME