HomeSport

Reagimi ndaj vërshëllimave të tifozëve, gati heqja e shiritit të kapitenit për Granit Xhakën

Gjatë ditëve në vijim, drejtuesit e Arsenal do të takohen më kapitenin e ekipit Granit Xhaka, për të diskutuar reagimin e tij të acaruar pas vërshëllimave të tifozëve. Mesfushori pritet të rikthehet në stërvitje ditën e sotme, përpara sfidës së “Topçinjve” në Kupën e Anglisë kundër Liverpool të mërkurën.

Federata Angleze e Futbollit, nuk do të marrë asnjë masë disiplinore ndaj Xhakës, pavarësisht gjestit që ai bëri ndaj tifozëve të tij në momëntin e zëvendësimit. Arsenal, ishte duke barazuar 2-2 me Crystal Palace, kur Xhaka u zëvendësua dhe i kërkoi tifozëve të duartrokisnin ekipin, por nga ana tjetër, tifozët u përgjigjën me vërshëllima. I zemëruar, ai u dëgjua të thoshte “Shkoni pi…” dhe hoqi fanellën duke iu drejtuar më pas dusheve.

Futbollisti, i cili ka shkaktuar më shumë faulle se çdo lojtar tjetër i Premier Ligës këtë sezon, plot 22, është zëvendësuar në 3 nga 9 ndeshjet e Premier Ligës që ka luajtur këtë sezon. Ai është kontestuar gjatë gjithë sezonit nga tifozët e vet, të cilët ishin kundër që ai të bëhej kapiteni i skuadrës.

Sipas “Sky Sport”, nuk dihet nëse drejtuesit e klubit po mendojnë t’ja heqin apo jo shiritin e kapitenit Xhakës. I pyetur pas ndeshjes, trajneri Unay Emeri nuk konfirmoi asgjë. “Tani nuk është koha për të folur për këtë”, u shpreh Emeri. Në rast se klubi do të marri këtë masë ndaj Xhakës, Pierre Emerick-Aubameyang është favoriti për të marrë shiritn e kapitenit.

“Xhaka gaboi. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe flasim me të brenda për atë që ndodhi. Ai nuk kishte të drejtë ta bënte atë. Ne po punojmë me klubin dhe lojtarët që janë nën presion. Do të flasim sigurisht me të, sepse reagimi i tij ishte i gabuar. Ne jemi këtu sepse kemi tifozë. Ne punojmë për ta dhe duhet të tregojmë respekt për ta si kur na duartrokasin ashtu edhe kur na kritikojnë”, tha ndër të tjera tekniku spanjoll Emeri.


TË NGJASHME