HomeSociale

Reagojnë mediat serbe për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina


Tashmë fotoja e një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjendet në një sajt pornografik të Irakut, e cila u bë publike dje nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Për këtë kanë reaguar mediat serbe duke mos hezituar të shkruanin “shqiptarët me instalim monstruoz ndaj serbëve”.

Një nga mediat më radikale të Serbisë, “Informer” kanë shkruar për fotografinë skandaloze të publikuar nga Flora Brovina, për të cilën ajo tha se ishte dhunim i një gruaje shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Instalimi monstruoz u thye në copa: Shqiptarja publikon fotografi ku thotë se ‘serbët përdhunuan një grua shqiptare’. Por, nuk ishte nga Kosova, por nga Iraku!”, shkruan media serbe.

Edhe “telegraf.rs”, ka shkruar për këtë ngjarje që ka tronditur të gjithë Kosovën.


TË NGJASHME