HomePolitikë

Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë për urdhrin e Biden: Përfshin edhe Shqipërinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me urdhrin ekzekutiv të miratuar nga presidenti Joe Biden, ku thuhet se personat që mbështesin dhe kontribuojnë në ndryshimin e kufijve në Ballkan do u konfiskohen pasuritë dhe do do t’u ndalohet hyrja në SHBA.

Ambasada Amerikane në vendin tonë vë theksin se ky urdhër vlen edhe për Shqipërinë dhe e cilëson këtë vendim si jetik drejt arritjes së qëillimit të përbashkët, integrimin në strukturat e BE-së.

REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA-VE
??? | Presidenti Joe Biden miratoi një Urdhër Ekzekutiv (E.O.) të ri dje, i cili autorizon përdorimin e sanksioneve kundër personave të përfshirë në një sërë aktivitetesh destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, përfshirë personat e angazhuar në përpjekje që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal; cënojnë proceset demokratike; dhe përfshihen në korrupsion në lidhje me rajonin ndër aktivitete të tjera. Një referencë e qartë për Shqipërinë bën të qartë se Urdhëri Ekzekutiv është në përputhje me punën që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë bërë për të integruar rajonin në strukturat Europiane dhe Euro-Atlantike. Urdhri Ekzekutiv i djeshëm është një mjet jetik drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.


TË NGJASHME