Aktualitet Lajme Politikë

Reagon Basha vendimit të CDU/CSU: Do bëjmë gjithçka për hapjen e negociatave

“Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018”. Kështu deklaron kryetari i PD-së Lulzim Basha në lidhje me votën pro të CDU/CSU për çeljen e negociatave me kushte për Shqipërinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri opozitar thekson se këto kushte shtesë dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar, ndërsa shton se; ‘Do bëjmë gjithçka për hapjen e negociatave’.

REAGIMI I BASHES
Partitë qeverisëse në Bundestag kanë miratuar sot 9 kushte për tu plotësuar që Shqipërisë ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

70909914 2642903955760769 4583587706721796096 N

Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Në emër të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar, garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë.

Related posts

Çështja e negociatave, Taulant Balla intervistë për DW

Klaudia gotanews

Nora i ‘rrëmben’ vëmendjen Erës në ditëlindjen e saj, shfaqet më seksi se kurrë

Xhensila Gotanews

Kryegjyqtari i Tropojës ngec në “rrjetën” e vettingut

Na Kontaktoni!