HomeSociale

Reagon “British Airways”: Nuk ka asnjë fluturim të anuluar nga Londra drejt Tiranës

Kompania ajrore britanike British Airways ka mohuar të ketë anuluar disa fluturime nga Anglia drejt Shqipërisë.

Media italiane Sky raportonte se mes vendeve të cilat kanë anuluar fluturime ishte dhe Shqipëria, dhe lajmi u përhap edhe në mediat shqiptare ekzaktësisht nga aeroporti jugor Gatwick por kompania ajrore britanike e mohon diçka të tillë.

Kjo kompani ka marrë masa në disa vende sidomos në udhëtimet nga Britania drejt Italisë, Gjermanisë apo Francës të cilat janë vendet më të prekura nga koronavirusi.

Po ashtu dhe Tirana International Airport tregon në faqen zyrtare se fluturimet drejt Gatiwick dhe anasjelltas drejt Shqipërisë janë të disponueshme këto ditë sipas orareve të paracaktuara.


TË NGJASHME