HomeShowbiz

Reagon Dagz pas largimit nga “BBV”, ka dy fjalë edhe për Arbana Osmanin

Pas një nominimi zinxhir nga banorët mbrëmjen e djeshme, dy të fundit ishin Einxhel dhe Dagz, kështu ky i fundit u eliminua duke hequr dorë nga çmimi 100 mijë euro. Dj Dagz ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram, pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai shkroi se ka qenë një eksperiencë e veçantë për të dhe ka fituar shumë nga qëndrimi brenda “Big Brother VIP”, gjithashtu edhe falenderoi moderatoren Arbana Osmani.


“Faleminderit të gjithëve – për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo eksperiencë nuk përshkruhet me fjalë. Fitova shumë më shumë, se sa e paramendoja. Faleminderit Arbana Osmani për fjalët, të cilat më kanë vërtetuar se qëllimin tim e kisha arritur. Faleminderit Big Brother VIP për mundësinë, për të qenë banor i shtëpisë më të madhe në Shqipëri. Me respekt, DJ DAGZ”.


TË NGJASHME