HomeSport

Reagon FIFA për hedhjen e shisheve ndaj polakëve nga tifozët shqiptarë

Organi më i lartë i futbollit, FIFA, ka reaguar përmes një deklarate në Twitter për sjelljen e pahijshme të tifozerive në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe Angli-Hungari. Episodi në stadiumin “Air Albania” ku tifozët shqiptarë hedhin shishe në drejtim të futbollistëve polakë ka bërë jehonë të madhe në mediat botërore, ku pastaj ata polakë dëmtuan stolat e stadiumit dhe i hodhën drejt tifozerisë kuqezi.

Po ashtu në stadiumin “Wembley” tifozët hungarezë u përplasën me policinë dhe punonjësit e sigurisë së stadiumit pas thirrjeve raciste në kor. Por çfarë thotë FIFA për këto ngjarje?

Një zëdhënës i FIFA-s ka shkruar në Twitter:

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm. FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhùne, si dhe çdo formë diskriminimi ose abùzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”


TË NGJASHME