HomeLajmi i Fundit

Reagon kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, pas kërkesës së Agron Tufës për azil

Pas vendimit të kreut të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa për të kërkuar azil në Zvicër, ka reaguar kryetarja e Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri Gentiana Sula.

Pikërisht Sula thotë se ka ndjekur me vëmendje sulmet e zhvilluara ndaj Tufës. Ajo shprehet se këto sulme dëshmojnë institucionet që duhet ta mbrojnë, nuk e kanë bërë këtë gjë, ligjet nuk kanë funksionuar.

Postimi i kryetares së Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri Gentiana Sula:

Ndjehem sot e keqardhur qe kolegu Agron Tufa, nen presionin e kercenimit me jete per vete dhe per familjen e tij, u detyrua te lere vendin ne kerkim te azilit politik.

Kam ndjekur me shqetesim sulmet publike ndaj tij, duke shpresuar qe keto do te trajtoheshin nga organet kompetente, dhe eventualisht do te ndaleshin. Qe nje zyrtar i larte shteteror ndermerr nje hap te tille, tregon se institucionet qe duhet ta mbrojne, ligjet tona, nuk kane vepruar.

Me Z. Tufa kemi kendveshtrime te ndryshme per qasjet mbi perballjen me te shkuaren diktatoriale, por na ka bashkuar qellimi i perbashket dhe bindja se nuk ka demokraci te qendrueshme pa dekomunistizim te shoqerise sone. Kam vleresuar gjithmone kurajon e tij, pasionin dhe penen e zhdervjellet, dhe shpresoj qe zeri i tij nuk do te na mungoje