HomeLajmi i Fundit

Reagon Meta pasi Banka e Shqipërisë uli normën e interesit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me një postim në Facebook ka reaguar pas vendimit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%.

Meta pohon se ky vendim ishte i nevojshëm për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit, nëpërmjet së cilës koordinohet politika monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.

“Përshendes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria”.