HomeLajme

Reagon Ministrija e Jashtëme për maskrimin e Florenc Beqiaraj

Rasti i Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit që shfaqet i masakruar në spitalin Nord të Francës, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar.

Sakaq ka reaguar për herë të parë ministria e Jashtme e cila thotë përmes një deklarate se ende nuk kanë përfunduar hetimet për rastin në fjalë.

“Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.

Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë”, bën me dije ministria e Jashtme.

“Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati. E verteta eshte qe perfaqsia shqiptare ne France ka qene ne kontakt te panderpre me autoritetet Franceze”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.


TË NGJASHME