HomePolitikë

Reagon zv.ministri: Meta nxori mesazhin për të mbrojtur…

Reagon zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vetëm pak pasi presidenti i vendit, Ilir Meta, gjatë konferencës që deklaroi si zgjidhje të krizës, mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato presidenciale në vend, më 13 tetor, bëri publik edhe mesazhin që kryeministri Rama i kishte dërguar atij më 18 shkurt.

Me një postim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ai shkruan se “Meta e nxori SMS për të shpëtuar Bashën nga shkarkimi në PD”.

petro

Ja SMS e plotë qe publikoi sot Meta

Dërguar nga Rama me 18 shkurt

Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do jetë më kryetar partie, kurse ty po të shkruaj sot se pasi të mbarosh mandatin si president nuk do të gjesh më gjurmë LSI. Mbase jam gabuar por më pëlqen të bëj parashikime mbi bazën e analizave të mia dhe përtej të tërave sinqerisht që më vjen keq po të mos jem gabim.


TË NGJASHME