HomeSport

Real Madrid në ankth, ylli ekipi dëmtohet para “El Classico”

Transferimi më i bujshëm i verës te Real Madrid, Eden Hazard nuk pati një start të mirë, por arriti pa nga pak të ambjentohej dhe të merrte drejtimin e ekipit në fushë. Mirëpo në ndeshjen e fundit në Champions kundër PSG, belgu është dëmtuar, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në “El Classico”.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle. Këto të fundit kanë publikuar fotot e Hazard, teksa me ndihmën e patericave dilte nga një restorant i Madridit, ku ishte mbledhur e gjithë skuadra “los blancos”. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, belgu vazhdon programin e rikuperimit, por ai po ecën me ritme shumë të ngadalta, ndryshe nga sa ishte parashikuar nga stafi mjekësor i skuadrës madrilene.

Kjo do të thotë se me shumë mundësi ai do të humbasë përballjen e madhe dhe shumë të rëndësishme kundër Barcelonës. Jo vetëm kaq, pasi një parashikim më pesimist, që gjithashtu qarkullon në mediat spanjolle, e sheh Eden Hazard në fushën e lojës vetëm vitim e ardhshëm.


TË NGJASHME