HomeSport

Real Madrid ‘ngec’ ndaj Getafe

Në javën e 34 të kampionatit spanjoll, Real Madrid, nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Getafen. Në këtë ndeshje, Zidane vendosi të linte pushim disa prej titullarëve si Kros, Modriç Asensio apo Marcelo. Në këtë mënyrë, disa lojtarë të rinj si Valverde e Brahim përfituan më shumë minuta në fushë.

Gjatë ndeshjes, spikati më shumë Diaz duke dhuruar spektakël për të pranishmit në çdo prekje të topit. Megjithatë, ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura dhe Reali mban vendin e tretë me 65 pikë, i ndjekur nga Getafe me 10 pikë më pak.


TË NGJASHME