HomeSport

Real Madrid nuk ndalet, veç Mbappe synon dhe dy superyje të tjerë

Pas sezonit të dështuar vitin e kaluar, presidenti i Real Madrid Florentino Perez u hodh në sulm duke shpenzuar plot 300 milionë në merkaton e kësaj vere. Por, lojtarët e afruar nuk kanë bindur dhe Perez synon të sulmojë sërish në merkato për të afruar lojtarë të tjerë. Kylian Mbappe, mbetet objektivi kryesor i “galaktikëve”, por për të afruar francezin drejtuesit e madrilenëve, duhet të presin verën e ardhsme. E deri atëherë, drejtuesit e Real do të përpiqen të transferojnë lojtarë të tjerë për të përforcuar organikën e ekipit.

Sipas “Chiringuito Tv”, një media shumë pranë presidentit Perez, është bërë e ditur se Reali nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga Pogba dhe në janar do të hidhet sërish në sulm për të bindur Man.United të lë të lirë mesfushorin francez. Një nga telenovelat më të bujshme këtë verë, pritet të ndizet sërish në janar pasi Reali ka dhe një ofertë joshëse për “djajtë e kuq”. Në tratativa për të transferuar Pogba në Madrid, Perez do të ofroj jo vetëm para cash por dhe kartonin e Toni Kroos.

Mesfusha është konsideruar se reparti që po has më shumë probleme në këtë periudhe tranzicioni në Madrid, Pogba është emri i parë po jo i fundit pasi drejtuesit e klubit kërkojnë të afrojnë edhe N’Golo Kante. Mesfushori i Chelsea pëlqehet shumë në Madrid dhe pritet që Perez të trokas në dyert e bluve me një ofertë konkrete.


TË NGJASHME