HomeSport

Real Madrid përgatit super ofertën për Mbappé

Kylian Mbappe duket të jetë i qartë rreth ambicieve dhe qëllimeve të tij për të ardhmen, të paktën sipas asaj që ka zbuluar gazeta javore franceze “Le Journal du Dimanche”.Risultati immagini per mbappé real madrid

Real Madrid ende ëndërron ta ketë në skuadër Kylian Mbappen dhe, sipas të përjavshmes franceze, 20-vjeçari e ka Real Madrid në planet e tij.Immagine correlata

Gazeta franceze ka publikuar deklarata të një të afërmit të yllit të PSG i cili ka pohuar se Mbappe kishte treguar përse nuk ishte transferuar në Madrid më 2017. Në atë kohë, thuhet se Mbappe kishte theksuar: Nëse shkoj në moshën 18-vjeçare, çfarë do të bëj kur t’i mbush 23 vjet?Risultati immagini per Mbappé

I afërmi i Mbappe ka konfirmuar diçka që do t’ua kënaqë veshët Real Madrid: “Mbappe e sheh veten duke luajtur në Madrid”

Real ka mall për ta blerë Mbappen, i cili shihet si talenti më i madh në botën e futbollit, por klubi i tij aktual, PSG-ja, ka këmbëngulur se nuk është e hapur për bisedime për shitjen e tij.

Derisa vetë lojtari nuk ia ka mbyllur derën kalimit në Madrid, presidenti Florentino Perez e di se do të jetë shumë e vështirë ta bindë klubin parisien ta lëshojë francezin. Risultati immagini per Florentino Perez mbappe


TË NGJASHME