HomeSport

Real Madrid sfumon Neymar, gati zyrtarizimi i 3 lojtarëve

Largimi i shumëpërfolur i Neymar nga PSG edhe nëse ndodh nuk pritet të ndodh drejt Spanjës. Dy sezonet e fundit të dobëta me PSG dhe skandali mediatik me akuzat për përdhunim, kanë ndikuar shumë negativisht në imazhin e brazilianit. Barcelona u fol se dëshironte rikthimin e Neymar, por mesa duket kjo pistë është sfumuar totalisht. Edhe klubi madrilen mesa duket ka hequr dorë nga blerja e Neymar, që në fillim të merkatos, kishte një interes jashtëzakonisht të madh për yllin brazilian. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, as trajneri Zidane, e as presidenti Perez nuk dëshirojnë të negociojnë për afrimin e Neymar te Real Madrid.

Mbappe është i vetmi lojtar për të cilin Perez, mund të negociojë me PSG. Më herët, Neymar ka qenë një fiksim i presidentit Perez, por tani shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kostoja për transferimin e Neymar është jashtëzakonisht e lartë.


Reali është fokusuar në disa objektiva të tjerë në merkato. Pritet që anësori belg Hazard, të zyrtarizohet në mesin e muajit qershor dhe kjo mendohet të jetë goditja e madhe në merkaton e madrilenëve.

Për sulmin mendohet Jovic, futbollisti i Frankfurt pritet të zyrtarizohet në Madrid në fund të muajit.

Afrimi i tretë, i cili pritet të jetë çështje ditësh, është ai i Mendy. Mbrojtësi i Olimpik Lion ka gjetur akordin me Realin, kosto e këtij operacioni do ti kushtoj ekipit spanjoll 55 milion euro, ndërsa vetë futbollisti francez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.


TË NGJASHME